​Aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Sfeqël, katër të lënduar, njëri rëndë

Në fshatin Sfeqël, komuna Podujevë, në orët e vona të ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy makina.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha, Policia e Kosovës.

Të gjithë të lënduarit, pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Podujevës, kanë vazhduar për në QKUK.