Njëra nga trasetë në rrethrrotullimin e lagjes Vetërnik ka nisur të asfaltohet sot dhe si duket, vuajtjeve të shoferëve dhe kolonave të gjata do të ju vije fundi.
Këtë e ka bërë të ditur, Komuna e Prishtinës e cila thotë se shtrimi i kësaj traseje do të përfundojë në fillim të javës tjetër, dhe më pas do të lëshohet për qarkullim.
“Pasi që të lëshohet për qarkullim të automjeteve kjo trase, kompania e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës do të vazhdojë punimet në pjesën tjetër të rrugës”, thuhet në njoftimin që ka ardhë në agjencinë e lajmeve KosovaPress.