Home LAJME ​Kërkohet lëvizje e lirë e qytetarëve të Kosovës në BE

​Kërkohet lëvizje e lirë e qytetarëve të Kosovës në BE

Me rastin e Ditës së Evropës, Unioni i Studentëve Pro Evropian (USPE) do të shpreh pakënaqësinë e studentëve për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

E kjo do të bëhet me realizimin e dy aktiviteteve, që do të fillojnë nga ora 12:00 deri në orën 12:30.

“PEMA E DËSHIRAVE’ do të jetë njëra nga aktivitetet e USPE-s, nëpërmjet të cilës studentët dhe qytetarët e rastit do të mundë të shprehin përmes letrave dëshirat e tyre për zyrën e BE-së në Kosovë. E më pas dëshirat e studentëve dhe qytetarëve në ora 12:30 do të dërgohen pranë zyrës së BE-së në Prishtinë.

Aktiviteti i dytë është një instalacion ku do të paraqitet Harta e Evropës, në të cilën hartë, Kosova është e ndarë. Në këtë mënyrë do të paraqitet Kosova, si vend i neglizhuar nga Integrimet Evropiane.

Këto aktivitet do të mbahen në sheshin Nënë Tereza.

Previous articleListat për deputetë i “ndezin” partitë
Next articleBabi i vajzës së rrëmbyer nga terroristët islamik: Ne nuk e dimë se çfarë u bëjnë atyre