Home SPORT ​Llamkosi bojkoton stërvitjet

​Llamkosi bojkoton stërvitjet

Futbollistët e Llamkos Kosovës i kanë bojkotuar stërvitjet. Gladiatorët e Ismet Munishit nuk kanë pranuar të stërvitin të mërkurën, pasi klubi vushtrrias ua ka borxh dy paga.

Futbollistët e Llamkos Kosovës, të cilët po i prijnë bindshëm në Superligën e Kosovës, i kanë bojkotuar stërvitjet. Gladiatorët e Ismet Munishit nuk kanë pranuar të stërvitin të mërkurën, pasi klubi vushtrrias ua ka borxh dy paga.

‘’Nuk kemi dal fare në stërvitje, pasi klubi na ka borxh dy paga. Ne pritet ta mbajmë një takim me drejtuesit e klubit, dhe do të shohim se çfarë do të ndodh’’, ka thënë një burim brenda klubit për Express, në kushte anonimiteti.

Skuadra nga Vushtrria është afër që të shpallet kampion i Kosovës, pasi është bindshëm e para në renditjen tabelore me 50 pikë të tubuara, 11 më shumë sesa Ferizaj që është i dyti. Përveç titullit, ekipi bardh e kaltër është edhe në garë për Kupën e Kosovës.

Previous articleVesa ndjen nostalgji…
Next articleRekrutonte xhihadistë për në Siri, Gerti Pashja sot del para gjykatës