Diego Lopez nuk e ka ndërmned të largohet nga Real Madridi. Ai thotë se është I lumtur në Santiago Bernabeu
Diego Lopez ka mohuar raportimet e mediave se në fund të sezonit do të largohet nga Real Madridi. Thuhej se ish portiere I Sevillas ka ofertë nga Milan, Napoli dhe Tottenham
Por, 32 vjeçari nuk e ka ndërmned të largohet nga Real Madridi. Ai thotë se është i lumtur në Santiago Bernabeu
“E kam thënë edhe shumë herë më parë. Kam edhe tri vjet në kontratën time”, ka thënë Lopez për Sportyou.
“Do të largohem vetëm nëse më godasin nga mbrapa. Spekulimet janë shaka. Do të mbetem këtu. Jam shumë i lumtur këtu dhe do të vazhdoj të luftoj për gjithçka”, theksoi.ai.
Lopez është titullar vetëm në ndeshjet në La Ligë, derisa Iker Casillas mbronë portën e Realit në Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.