​Mediat serbe: Thaçi nuk do e prish kishën

Kisha serbe në Prishtinë nuk do të rrënohet siç ka kërkuar ministri Dardan Gashi. Ajo do të mbetet akoma në qendër të qytetit dhe do të kërkohet aksion donatorësh për përfundimin e saj.

“Po mbledhim dokumentacionin që tregon se vendi ku është ndërtuar kisha është legal dhe do fillojmë të kërkojmë donatorë për përfundimin e saj“, ka theksuar për Blic, Dalibor Jevtic ministër për komunitete dhe kthim në qeverinë e Kosovës. Partia e tij SLS në zgjedhjet e fundit ishte bashkë me listën Srpska që ka përkrahjen e Beogradit.

Në 15 vitet e fundit në Prishtinë janë investuar një shumë e madhe parash. Në gjithë qendrën e qytetit nuk ka ndërtesa të vjetra, të gjitha janë prishur dhe zëvendësuar me të reja të qelqta dhe të çelikta.

Në këtë mjedis ka filluar të ndërtohet edhe një kishë e cila kohës së fundit është bë therrë në sy për disa politikan në Kosovë.

Para dy viteve Universiteti kishte ngritur kampanjë për të mos u ndërtuar dhe përfunduar kisha ndërsa i njëjti objekt të bëhet muze për shqiptarët e Kosovës ose përndryshe të prishet. I njëjti ministër e kishte kërkuar të njëjtën gjë që kisha të shkatërrohet.

Ndërsa Hashim Thaçi objektin e njëjtë e ka quajtur si përmendore e Milloshevicit që patjetër duhet të prishet.

Duke përdorur këtë retorikë e ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet duke prishur kisha serbe, shkruajnë më tej mediat serbe duke thënë se Thaçi nuk do të merr guximin asnjëherë që të prish atë kishë.