Home SPORT ​Mourinho refuzon Manchester Unitedin

​Mourinho refuzon Manchester Unitedin

Pas Carlo Ancelotti edhe Jose Mourinho e ka përjashtuar mundësin që ta drejtoj Manchester Unitedin sezonin e ardhshëm. Ai thotë se është i lumtur në Chelsea.

Pas shkarkimit të David Moyesit nga Manchester United, emri i Jose Mourinhos është përmendur s’i kandidat i mundshëm për ta drejtuar skuadrën nga Old Trafford.

Por, strategu portugez ka përjashtuar mundësin që t’i drejtojë ‘Djajtë e Kuq’ sezonin e ardhshëm. Ai thotë se është i lumtur në Stemford Bridge.

“Jam larguar nga Real Madrid për Chelsea, dhe asnjë detyrë nuk mund të më largojë nga ky klub”, tha Mourinho, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Chelsean.

Ish trajneri i Interit dhe Portos tregon se i ka bërë me dije drejtuesve të Chelseas që mos të brengosen për të. Kurse, gjatë ditë edhe trajneri i Real Madrdit, Carlo Ancelotti ka përjashtuar mundësin që të shkoj në United.

Kurse, sipas mediave britanike pasardhës i mundshëm i Moyesit është Louis van Gaal, i cili është selektor i Holandës.

Previous articleGërmimet në Rashkë gjenden mbetje të tjera mortore
Next articlePep: Filozofia ime nuk pëlqehet në Gjermani