Home Kuriozitete ​Në New York është hapur një klub nate për fëmijët.

​Në New York është hapur një klub nate për fëmijët.

Në këtë diskotekë organizohen ngjarje të ndryshme për fëmijët nga mosha 6 deri në 12 vjeç.

Organizata që shpiku këtë klub po korr shumë sukses. Sigurisht fëmijët që frekuentojnë këto mbrëmje duhet të jenë të shoqëruar detyrimisht nga prindërit apo nga të tjerë të rritur. Festat organizohen një herë në muaj, kryesisht të dielave pasdite dhe ato zgjasin rreth tre orë. Çmimi i biletës së hyrjes varjon 20 dollarë për fëmijë ose prind, por nëse bëhet fjalë për të gjithë familjen, me katër persona, çmimi është 60 dollarë në total.

Previous articleDrekuesit e vetmuar japonez, shoqërohen nga kukullat
Next articlePresidente a fole për vendet e rezervuara?