Home LAJME ​Në Prishtinë po mbahet Kongresi i Anesteziologëve ballkanikë

​Në Prishtinë po mbahet Kongresi i Anesteziologëve ballkanikë

Me moton “Ditët e anestezionit të Shteteve Ballkanike-Anestezioni Pediatrik dhe Kujdesi Intensiv” është hapur Kongresi për Anestezi Pediatrike dhe Kujdes Intensiv sot në Prishtinë, bashkëpunim ky mes Republikës së Kosvës dhe Republikës së Turqisë. Në hapjen e këtij kongresi mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani.

Kjo ngjarje është një moment shumë i rëndësishëm në shëndetësinë kosovare në përgjithësi, e në veçanti në Anesteziologji dhe Reanimacion, dy fusha këto që luajnë rol të drejtpërdrejtë në shpëtimin e jetëve të pacientëve. Kështu deklaroi sot Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani.

Sipas tij kjo lëmi në Kosovë shënon ende mungesa sa i përket numrit të profesionistëve dhe kapaciteteve të tjera, dhe siç tha ai prezenca e ekspertëve të shteteve të Ballkanit i jep rëndësi të veçantë këtij kongresi.

“Ky kongres po mbahet në fillimin e reformës përmbajtjesore të shëndetësisë, reformës financiare, riorganizimit të shërbimeve shëndetësore, themelimit të sigurimeve shëndetësore, ku do të kemi së shpejti sistemin e sigurimit shëndetësor, dhe kjo reformë kërkon të shoqërohet edhe me reformën e edukimit mjekësor”, tha ministri Agani.

Ndërsa, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan, përgëzoi për marrëdhëniet e bashkëpunimit që janë duke u bërë në mes dy shteteve mike, duke e theksuar se organizime të tilla vetëm se sa i forcojnë urat lidhëse në mes shteteve të Ballkanit.

Pjesëmarrësit në Kongres i përshëndeti edhe Ministri i Administratës Publike i Republikës së Kosovës, Mahir Jagxhilar si dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Salih Ahmeti.

Kongresi do t’i zhvillojë punimet deri më 26 prill 2014.

Previous articleMajlinda vazhdon marshimin, arrin finalen
Next article​Policia sërish bënë thirrje për kujdes në komunikacion