Ndarja e Fatmir Limjat e Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës nuk do të prek vetëm pjesën politike. Ky ndikim do të shtrihet edhe tek veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Express merr vesh se tashmë kanë nisur ndarjet e krijuar nga krijimi i ‘Nisma për Kosovën” të reflektojnë edhe tek veteranët. Fatmir Limaj ka ndikim sidomos në zonën që në ndarjet e UÇK’së është njohur si “Zona e Pashtrikut”.
Duk qenë se Limaj në këtë zonë ka gëzuar një pushtet të madh në luftë dhe pas saj, rrjedhimisht edhe pritet edhe vartësit e tij në luftë- ish- komandant e njësive e skuadrave kanë filluar ta lënë PDK’në dhe paritë e tjera dhe ti bashkohen “Nismës për Kosovën”. Praktikisht, ata janë edhe personat që q në fund japin miratimin në procesin e pajisjes me dokumente gjatë aplikimit për veteran të UÇK’së.
Siç merr vesh Express, një pjesë jo e vogël ish-ushtarëve të UÇK’së që kanë mbetur me PDK’në dhe partitë e tjera, e që nuk janë me “Nisma për Kosovën” janë prekur në proces nga njerëzit e Limajt duke iu mohuar e drejta për të qenë prestarë të UÇK’së, dhe duke i klasifikuar ata vetëm si “kontribuues” të luftës.
Për këto ndërhyrje ka pasur dhe një debat jo fortë të butë në zyrat e Shoqatës së Veteranëve.
Këta ish-shtarë të UÇK’së së zonës së Pashtrikut që nuk do ti bashkohen “Nismës për Kosovën” si duket do të duhet të ankojnë pas daljes së listave të pra nga Komisioni për Verifikimin Veteranëve, pasi që nuk do tu njihet i plotë statusi i veteranit- prestarë i UÇK’së.