Një person i gjinisë mashkullore është plagosur në një bastore në rrugën “Flamuri” në Prizren në rrethana ende të pa sqaruara.
Policia e këtij rajoni njoftojnë se kjo ka ndodhur në natën mes së hënën dhe së martës.
Sipas hetimeve fillestare që ka kryer policia e Prizrenit në Spitalin Rajonal ku ishte vendosur i plagosuri, bëhet e ditur se i dyshuari dhe viktima në momentet kritike kishin qenë së bashku duke luajtur bixhoz.
“Ende nuk dihen rrethanat e rastit se si i dyshuari kishte tentuar ta vras viktimën duke e shkrehur një plumb i cili e ka goditur viktimë në stomak. Pas kryerjes së veprës penale i dyshuari ka ikur në drejtim të panjohur dhe ende ndodhet në arrati. Policia ka kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes. Vazhdojnë përpjekjet për arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.