Home LAJME ​Policia sërish bënë thirrje për kujdes në komunikacion

​Policia sërish bënë thirrje për kujdes në komunikacion

Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.

Në të kundërtën Policia e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, opinionin e gjerë se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, duke përfshirë edhe këmbësorët, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, pasi që shifrat e aksidenteve të tilla janë shqetësuese dhe shumë brengosëse edhe për vetë Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se në rrugët urbane dhe në ato rajonale ka caktuar njësi policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtroj në kontrolle të vazhdueshme, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut.

Previous article​Në Prishtinë po mbahet Kongresi i Anesteziologëve ballkanikë
Next article​Thaçi: Arsimi në qendër të planit tonë ekonomik për Kosovën