Home LAJME ​Prishtina kërkon ndihmë nga Zagrebi për ujin

​Prishtina kërkon ndihmë nga Zagrebi për ujin

Zyrtarët e Komunës së Zagrebit dhe ata të Komunës së Prishtinës gjatë takime të sotme kanë rënë dakord që do të bashkëpunohet konkretisht dhe menjëherë për furnizimin me ujë dhe administrimin e mbeturinave, për planifikimi urban, infrastrukturën dhe zhvillimin e studimeve dhe planeve.

Pastaj u dakorduan që të bëhet zhvillimi i një modeli të përshtatshëm të transportit urban në Prishtinë, planifikimin e shëndetit publik si dhe bashkëpunimit ekonomik midis dy Komunave.

U morën vesh për përpjekje për prezencë të investimeve të huaja si dhe bashkëpunim në fushën e Kulturës.

Këto pas takimeve të drejtorëve të Komunës së Prishtinës me drejtorët përkatës të Komunës së Zagrebit.

Pas diskutimeve të veçanta, Komuna e Prishtinës dhe ajo e Zagrebit organizuan Forumin e bashkëpunimit Prishtinë – Zagreb 2014.

Në takime morën pjesë edhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e bizneseve nga të dyja vendet, si dhe ambasadorët.

Previous articleTorres paralajmëron rikthimin tek Atletico
Next articleKëshilltarët e Obamës shpallen të padëshiruar në Rusi