​Qëndrimi i tepërt pranë ekranit televiziv dhe kompjuterik vë në rrezik shëndetin e fëmijëve

Hulumtuesit paralajmërojnë se fëmijët të cilët kalojnë më shumë kohë para televizorit apo luajnë lojëra kompjuterike kanë më shumë probleme me familjet e tyre dhe shtojnë peshë më shpejtë.

Dy hulumtime të reja sugjerojnë se përdorimi i shumtë i pajisjeve elektronike nga fëmijët, siç janë laptopët dhe tabletat e ndryshme elektronike, shkakton çrregullime emocionale dhe fizike për shëndetin e tyre. Për çdo orë qëndrimi para ekranit televiziv, jeta familjare përçahet dhe ndjeshmëria e fëmijëve mund të shumëfishohet, thonë hulumtuesit australian.

Sipas një hulumtimi amerikan, thuhet se fëmijët, nënat e të cilëve nuk arrijnë të vënë rregulla rreth zvogëlimit të kohës televizive dhe kompjuterike, e kanë më lehtë të shtojnë peshë.

Ekspertët britanik deklarojnë se zbulimet e fundit këshillojnë vënie të limiteve kohore pranë ekranit televiziv dhe kompjuterik për fëmijët.