​Rama komenton 300 ditët e qeverisjes: Të dhëna inkurajuese për ekonominë

Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Twitter, se të dhënat e ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë, janë shumë inkurajuese.

“Pushim dreke pas një seance mbi të dhënat shumë inkurajuese të ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë”, shkruan kryeministri Rama.

Qeveria shqiptare, në një mbledhje informale të saj po përgatit bilancin e punës 300 ditore të saj, ndërkohë edhe prioritetet e vitit të dytë të qeverisjes. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e ka cilësuar periudhën 2014-2015 si “viti antikorrupsion”.

Më herët, në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka bërë të ditur se dita e sotme do të jetë mjaft e ngarkuar për kabinetin qeveritar që ai drejton.

“Sot ditë e gjatë pune e qeverisë për bilancin e 300 ditëve dhe përgatitjen e vitit të dytë qeverisës – Viti Antikorrupsion, shtator 2014-15”,shkruante Rama.

Mazhoranca qeverisëse e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, fitoi zgjedhjet parlamentare më 23 qershor të vitit të kaluar, me nje rezultat të thellë, ndërkohë që qeveria e re u betua tek Presidenti i Republikës më 15 shtator ë vitit 2013. Gjatë vitit të parë të qeverisjes u arritën disa objektiva të rëndësisme, ndër të cilat më kryesoret janë dhënia e tapive të para të legalizimeve, duke mbajtur remtimin elektoral, luftën ndaj kriminaliteti që kulmoi me ndërhyrjen në Lazarat ku u agjësuan dhe u kapën sasi ë mëdha droge dhe armës, marrja e statusit kandidat në Bashkimin Europian etj.