Home SPORT ​Ronaldo mungesë e madhe

​Ronaldo mungesë e madhe

Iker Casillas ka thënë se lëndimi i Cristiano Ronaldos do të jetë mungesë e madhe për Real Madridin. Ylli portugez do të mungoj ndaj Alberias, derisa është në dyshim edhe paraqitja kundër Barcelonës.

Cristiano Ronaldo nuk do të mund ta ndihmoj Real Madridin në ndeshjen kundër Almerias e cila zhvillohet sonte mbrëma, pasi ka lënduar muskulin e këmbës së majtë.

Por, ende është në dyshim paraqitja e yllit portugez në finale të Copa del Ray, ndaj Barcelonës, e cila do të zhvillohet me 16 prill.

Portieri i ekipit nga Santiago Bernabeu, Iker Casillas thotë se Ronaldo do të jetë mungesë e madhe për klubin.

“Ai është një mungesë e madhe. Me golat dhe praninë e tij, Cristiano është i rrezikshëm për kundërshtarët. Ai shumë shpejt do ta kuptoj se a do të luaj në finale”, tha Casillas për faqen zyrtare të Real Madridit

Shkaku i lëndimit, ylli Portugez nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit për ekipin nga Santiago Bernabeu, kundër Real Betisit në La Liga dhe Borussia Dortmundit në çerekfinale të Ligë së Kampionëve.

Previous articleDaçiq thotë se nuk do të udhëheqë bisedimet
Next articleMaqedoni, nesër zgjedhjet presidenciale