Home LAJME ​Sousa: Gjykata e posaçme, një hap më afër

​Sousa: Gjykata e posaçme, një hap më afër

Zëdhënës i kryeprokurorit Clint Williamson, shefit të grupit për hetimin e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë, ka thënë se votimi në Kuvendin e Kosovës mbi misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX, dhe grupin e hetimeve, SITF, i mundëson procesit ligjor që të bëjë hetime të hollësishme.

“Jemi një hap më afër për ta zgjidhur këtë çështje një herë e përgjithmonë”, ka thënë Joao Sousa, në një prononcim për Rel.

“E nënvizojmë se jemi të vendosur që të kryejmë një hetim të paanshëm dhe të pavarur, që do ta zbulojë të vërtetën prapa pretendimeve serioze në raportin e KE-së, dhe për të ndjekur dëshmitë, kudo ku na çojnë”, ka thënë për programin tonë zoti Sousa, duke rikujtuar se hetimet janë duke vazhduar dhe ato pritet të përfundojnë muajt e ardhshëm.

Previous article​Thaçi: Arsimi në qendër të planit tonë ekonomik për Kosovën
Next article​Fillon asfaltimi tek rrethrrotullimi në Vetërnik