Home LAJME ​Thaçi: Arsimi në qendër të planit tonë ekonomik për Kosovën

​Thaçi: Arsimi në qendër të planit tonë ekonomik për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka thënë studentëve në Universitetin e Pejës, ‘Haxhi Zeka’, se në programin qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe çështja e arsimit do të vendoset në qendër të planit ekonomikë për Kosovën.

Thaçi para studentëve dhe profesorëve të këtij Universiteti, ka folur për programin qeverisës për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të ardhmen e studentëve pasi të kenë përfunduar studimet.

“Ne jemi të vetëdijshëm që duke investuar në arsim, investojmë ne ekonomi, investojmë në krijimin e vendeve të reja të punës, investojmë në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve. Unë dua të realizoj këto dy synime kryesore, dua të përkushtohem që ju të keni cilësi më të lartë të arsimimit në Universitetet tona dhe që studimet tuaja të përputhen me ofertat që ofrohen në tregun e punës përtej këtyre mureve”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Pas fjalimit, Kryeministri Thaçi ka zhvilluar një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me studentë të këtij universiteti.

Previous article​Policia sërish bënë thirrje për kujdes në komunikacion
Next article​Sousa: Gjykata e posaçme, një hap më afër