Turqia do të nis procedurat për ekstradimin e klerikut Fethullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan.
Gulen i cili ka qenë aleat i kryeministrit turk, akuzohet tash nga Erdogani se ka përdorur njerëzit e afërt të tij, për ta larguar nga pushteti atë.
Kleriku mohon të gjitha akuzat që po bëhen ndaj tij.