Home SPORT ​UEFA gëzon Atletico Madridin

​UEFA gëzon Atletico Madridin

Atletico Madridi mund të llogaritë në shërbimet e portierin Thibaut Courtois në ndeshjen ndaj Chelseas. Kështu ka vendosur UEFA.

Atletico Madrid dhe Chelsea do të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, derisa është qartësuar edhe situata e portierit Thibaut Courtois, i cili ishte në dyshim për këtë sfidë.

Atletico Madridi mund të llogaritë në shërbimet e portierin belg në ndeshjen ndaj ekipit londinez, pa pasur nevojë që ta paguajë klauzolën, e cila ishte cekur në kontratë.

UEFA, në një komunikatë të lëshuar të premten, e ka thënë se klubet nuk kanë të drejtë të influencojnë tek klubet tjera, rreth angazhimit apo jo të futbollistëve.

Në këtë mënyrë, Atletico nuk do të ketë nevojë t’i paguajnë 4 milionë euro, një shumë e vendosur kjo në kontratë, për futjen e lojë të Courtois, që është pronë e Chelseas, në përballjen eventuale ndaj klubit spanjoll.

Previous articleStudentët e kolegjeve private mund të bëjnë master në Universitetin Publik
Next articleIa ktheu portofolin e gjetur dhe i shtoi para