Singapore- Në të vërtet pamjet përrallore të këtij qytet-shteti të lënë të mahnitur.
Është vendi që e ka pasur ‘destinacion përfundimtar’ faktin e të qenit i suksesshëm në çdo aspekt ekonomiko-financiar apo social-kulturor. Nëse na bie shorti të kalojmë ndonjëherë përmes rrugëve të këtij vendi, do të shohim sesi nata vezullon gjatë mbrëmjeve nga dritat e shumta e të shumëllojta.
Rrugët e tij janë kaq të pastra… Singapori është shtëpia e një prej ekonomive më të gjalla të planetit. Ndërkohë që, më përpara ‘asgjë tjetër’ veçse një shkretëtirë tropikale.