Home LAJME ​VV: Situatë e rëndë në Besianë, Agim Veliu e LDK braktisin qytetarët

​VV: Situatë e rëndë në Besianë, Agim Veliu e LDK braktisin qytetarët

Pas vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në fshatrat e Podujevës, një delegacion i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Besianë, kanë vizituar fshatin Repë, ku nga afër kane parë edhe situatën e vërshimeve.

Ky delegacion thotë se në këtë fshatë kanë mbetur tri ura të dëmtuara, pasojë e së cilave e tërë lagja Sejdiu e përbërë prej 13 familjeve ka mbetur e bllokuar.

Përfaqësuesi i kësaj lagje, Imer Sejdiu, tregoi se kjo po paraqet problem të madh për vijim të procesit mësimor nga nxënësit e kësaj lagjeje dhe të sëmurit të cilëve u është vështirësuar gjendja shëndetësore për shkak të pamundësisë që të transportohen në Qendrën e mjekësisë familjare.

Në bazë të informatave nga terreni, Vetëvendosje thotë se gjendje e vështirë është edhe në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Lupç i Poshtëm dhe Shakovicë.

E me këtë kjo Lëvizje konsideron se kryetari i kësaj komune Agim Veliu, është duke i braktisur qytetarët.

Previous article​Fillon asfaltimi tek rrethrrotullimi në Vetërnik
Next articleRita Ora përlahet me prezantuesin për kinse aferën me Jay Z