Një 104 vjeçar ka thyer rekordin Evropian për 100 metra, duke u bërë kështu personi më i moshuar për ta përfunduar atë.
Stanisław Kowalski është tetë vjet më i vjetër se mbajtësi i mëparshëm i rekordit.
Gjyshi, i cili konkurroi gjatë Olimpiadës së të Rinjve në Wroclaw, Poloni, kishte filluar vrapimin 12 vjet më parë.
Ai pranoi se është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi që asnjëherë nuk e ka vizituar mjekun dhe ka bërë gjithçka që e ka kënaqur atë.