Home LAJME ​Agani dërgoi në mënyrë të parregullt para te spitali i turqve, Prokuroria...

​Agani dërgoi në mënyrë të parregullt para te spitali i turqve, Prokuroria ka nisur hetimet

Te spitali turk “Internactional Hospital Medicine” dhe te spitali “Intermed-Eda”, i cili që në fillim të punës së tij ishte regjistruar në pronësi të Adelina Reqica-Asanajt, gruas së ish-kryetarit të Bordit të AKP-së, Dino Asanaj, Ministria e Ferid Aganit ka dërguar pacientë për shërim në mënyrë të parregullt. Audtorët nuk mund ta testonin tutje këtë gjete, pasi që disa nga lëndët ishin nën hetim

Fondi për shërim të sëmurëve jashtë institucioneve publike, rëndom në Kosovë është shpenzuar duke dërguar pacientë jashtë vendit.

Por, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ferid Agani ka vendosur që një pjesë të këtij fondi ta shpenzoj edhe në bizneset private të shëndetësisë në Kosovë që janë me kapital ndërkombëtar.

Agani, kryetar i partisë islamike –Partia e Drejtësisë (PD) që mban lidhje të fuqishme me Turqinë, paratë e fondit publik i ka dërguar bash tek një spital turk në Kosovë, “International Hospital Medicine”.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në Kosovë po thotë se këto shpenzime janë bërë, së paku, në mënyrë të parregullt. Bëhet fjalë për një shpenzim prej afro 1.8 milionë erosh që kanë shkuar te ky spital turk dhe një tjetër spital “Intermed-Eda”, i cili që në fillim të punës së tij ishte regjistruar në pronësi të Adelina Reqica-Asanajt, gruas së ish-kryetarit të Bordit të AKP-së, Dino Asanaj.

“Shuma prej 1,769,480€ ishte shpenzuar për trajtime mjekësore të pacientëve në dy institucione private shëndetësore në Kosovë – “International Hospital Medicine” dhe “Intermed-Eda”. Trajtimi i pacientëve në këto institucione duhet bërë pas konfirmimit që nuk ka kushte për trajtim të sëmundjes në institucionet publike shëndetësore. Megjithatë në rastet e testuar gjetëm se pacientët janë trajtuar pa një udhëzim të tillë”, thonë auditorët.

Auditorët thonë që deshën ti shkonin deri në fund kësaj pune, por disa lëndë tashmë ishin nën hetim.

“Për shkak të zhvillimit të procedurave hetimore për disa lëndë, nuk kemi mundur ti kompletojmë testimet”, thuhet në raport dhe ZAP e ka trajtuar këtë çështje me prioritet të lartë.

Nga praktika, auditorët nuk merren vetëm me lëndët që janë në Hetim të Prokurorisë së Shtetit, siç ka ndodhur me kontratën e ‘Bechtel&Enka’ për ndërtimin e Rrugës së Kombit-pjesa në Kosovë, që kurrë nuk është audituar pasi që ekzistonte një shkresë e EUEX’it në Ministrinë e Infrastrukturës që thoshte se lënda është nën hetim penal, bashkë me disa tenderë të tjerë.

“International Hospital Medicine” është një degë e “International Hospital Medicine Group” nga Turqia, Në Kosovë u paraqit si një investim i huaj prej mbi 3.7 milionë eurosh dhe Dr Jusuf Elgormus kishte deklaruar në janar të viti 2011 se e kanë zgjedhur Kosovën për të investuar se këtu mungojnë shërbimet që ata ofrojnë.

Sipas një raporti të viti 2011 të Ministrisë së Shëndetësisë thuhej se ky spital e kishte shkelur ligjin kosovar pasi që inspektorët kishin gjetur se nuk ka leje për operim me substancë narkotike, nuk ka barnatore të licencuar si dhe nuk ka farmacistë të licencuar në pozitën e përgjegjësit për produkte medicinave, dhe patën dënuar me 10 mijë euro gjobë.

Në këtë spital, në mars të këtij viti u arrestuat mjeku Shpend Elezi, specialist i kardiologjisë aty. Ai u vu nën pranga nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, me pasojë vdekjen e një pacienti.

Previous articleKrasniqi: “Baballarë të kombit”, demokracia bazohet mbi vendimet e shumicës
Next articleBleona Qerreti: Oj Kosovë ta hangsha zemrën