Home SPORT ​Costa i gatshëm për Barcelonën

​Costa i gatshëm për Barcelonën

Atletico Madrid do të mund të llogaritë në sulmuesin Diego Costa dhe portierin Thibaut Courtois për ndeshjen vendimtare për titull në La Ligë, kundër Barcelonës, e cila luhet të shtunën në Camp Nou.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka marr një lajmë të mirë para ndeshjes vendimtare për titull në La Ligë, kundër Barcelonës, e cila luhet të shtunën në Camp Nou.

Ai do të mund të llogaritë në sulmuesin Diego Costa, i cili po vuan nga një lëndim në kofshë. Ai mungoi në barazimin 1:1 me Malagan të dielën për shkak të këtij lëndimi.

Kurse, edhe portierin Thibaut Courtois do të jetë gati pas lëndimit që pësoi javën e kaluar.

“Ai është duke përparuar mirë. Do të shohim se si do të ndihet para ndeshjes”, ka thënë strategu portugez.

Previous articleVideolojërat do të zëvendësojnë provimet
Next articleTurqit përjetojnë dëshprim: Vdes Hyremi