Home TEKNOLOGJI ​Nokia prezanton telefonin 15 eurosh

​Nokia prezanton telefonin 15 eurosh

Lajme nga Barcelona flasin për një prezantim të ri nga kompania Nokia për një celular me çmime shumë të leverdishme. Bëhet fjalë për Nokia 105, një celular që pritet të kushtojë vetëm 15 Euro, ose $20.

Sipas Nokia-s, ky model i ri është një plan biznesi për të tërhequr nën vete blerësit që s’kanë pasur ndonjëherë celular. Ky është celulari më i lirë i ofruar nga kompania deri më sot. Edhe pse specifikat nuk janë më të mirat, n.q.s doni një celular vetëm për thirrje, dhe jo gjë tjetër.

Celulari ka një ekran me ngjyra të shndritura, radio FM, elektrik dore, si dhe shumë gjëra të nevojshme. Ajo që të tërheq më shumë rreth këtij celulari është bateria 35-ditore.

Nokia 105 pritet të dalë në Mars ose Prill në tregjet e Kinës, Egjiptit, Indisë, Indonezisë, Nigerisë, Rusisë, Vietnamit, si dhe tregje të tjera në Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi, dhe Evropë.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/mobil/nokia-prezanton-telefonin-15-eurosh-12819/#sthash.geSj0FS5.dpuf

Previous article31 fëmijët shqiptarë mbeten në Siri
Next articleNumri i telefonit që kushton 1.5 milionë euro