10 mitet false të kirurgjisë estetike

Kirurgjia estetike jo rrallë herë vendoset në qendër të kritikave përmes krijimit të të ashtuquajturave mite false. Në këtë rast, diskutimi bëhet edhe më i rëndësishëm dhe është e udhës që kjo teme të mos mbetet vetëm dhe deri në kuadrin e fjalëve dhe miteve.
Është gjithnjë e nevojshme që për të pasur një mendim më të sakte për këtë teme, t’i drejtohemi me pare specialisteve.

1. Gjoksi i bërë mbetet i ftohtë në prekje. Kjo nuk është e vërtetë. Pas një mastoplastike, në organizëm aktivizohen mekanizma të posaçëm që mundësojnë bërjen sa ma natyrale të tij. Por kjo varet edhe nga profesionalizmi i mjekeve specialistë, teknologjia e aparaturave si dhe teknikave të përdorura.

L__LORENZETTI_LIFTING 15 GENNAIO Model (1)

2. Mjafton vetëm një trajtimi me botulinë. Kjo nuk është e vërtetë. Një trajtim i lëkurës me këtë teknikë, e ruan efektin për 4-6 muaj, me pas duhet ripërsëritur përsëri, nëse do të jeni ende të interesuar.

3. Gjoksi i bërë nuk prodhon më qumësht. Kjo nuk aspak e vërtetë. Gjate teknikes se operacionit, ndërhyrja është e tillë që të shmange bllokimin e aktivitetit laktant të gjirit. Po kështu ruhen të paprekurat kanalet që lidhin gjëndrën mamale me vendin e daljes se qumështit.

4. Pas trajtimi me botulinë, muskujt atrofizohen. As kjo nuk është e vërtetë. Edhe pas trajtimit me botulinë, aktiviteti kontraktues i muskujve vazhdon të ruhet.

5. Pas ndërhyrjeve në hunde, ( rinoplastika ), prishet cilësia e frymëmarrjes dhe hunda zmadhohet. Edhe ky është një mit fals. Frymëmarrja vazhdon të ruhet normalisht dhe natyralisht, ndërsa sa i takon fryrjes, kjo vërehet vetëm në fazat e para pas operacionit, por që brenda një viti, edhe ky efekt kalon dhe çdo gjë bëhet natyrale.

mitet2

6. Ronplastica nuk mund të bëhet para moshës 18 vjeçare. Kjo nuk mund të merret shabllon. Në çdo rast, ai/ajo që vendos nëse mund të ndërhyhet ose jo, është vetëm mjeku specialist. Për pasojë, në varësi të rastit, kjo ndërhyrje mund të behet edhe pa arritur moshën 18 vjeçare.

7. Efektet anësore te botulinës. Nëse ndërhyrja do te realizohet nga mjekë të specializuar dhe në përputhje me metodologjinë përkatëse, asnjë efekt anësor nuk mbetet, me përjashtim të ndonjë hematome, apo dhimbje koke, vetëm ne fazat e para pas operacionit.

mitet3

8. Botulina arrin edhe në tru. Rreth kësaj çështjeje delikate, në vitin 2008 u krye një studim që tregoi se botulina ishte në gjendje të kalonte edhe në tru. Por kjo duhet të merret më shumë rezerve, pasi eksperimenti u krye në minj, të cilat janë të ndryshëm nga pikëpamja fiziologjike me njeriun, dhe ajo që është me kryesorja, në atë rast janë përdorur doza shumë më të mëdha nga ato që përdoren në rastin e ndërhyrjeve estetike.

9. Masa e gjoksit të ribërë duhet të përputhet me masën e sytjenave. Në të vërtetë, masa e gjoksit të bërë, është tërësisht subjektive dhe varet nga vete personi.

10. Ka teknik të ndryshme operacionale, njëra më e mirë se tjetra. As kjo nuk ehte e vërtetë. Adaptimi i një teknike te caktuar operacioni është në varësi të gjoksit dhe të trupit të subjektit. Është përsëri mjeku, dhe biseda me të, mënyra më e mirë për ta përcaktuar edhe këtë faze.