1. Fansat janë shokuar kur dëgjuan vite më parë se aktori John Travolta u akuzua nga një person anonim për ngacmim seksual.
Kjo e fundit u bë më e besueshme kur një person i dytë e akuzoi atë për të njëjtën gjë. Të shumta kanë qenë akuzat se aktori Travolta kishte pikpamje homoseksuale, por që nuk e pranonte atë. Në vitin 1990 producenti i filmave Paul Baresi ka thënë se kishte pasur një lidhje 2 vjeçare me aktorin, por disa muaj më vonë ai i tërhoqi akuzat.
2. Komediani i njohur Charlie Chaplin u përfshi në probleme serioze kur aktorja Joan Barry deklaroi se ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tij.
3. Pamela Anderson dhe Tommy Lee. Në 1995 ata u përfshinë në një skandal, kur persona të paidentifikuar, vodhën nga shtëpia e tyre një video personale të çiftit, të xhiruar gjatë muajit të tyre të mjaltit dhe e publikuan ata në internet. Pamela hodhi në gjyq kompaninë dhe çifti fitoi 1.5 milionë dollarë dëmshpërblim.
4. Pas akuzave se Michael Jackson abuzonte më fëmijë të vegjël, në 2005 gazetat botërore publikuan lajme se në dosjet e FBI-së gjendeshin akuza se Mbreti i Pop-it kishte abuzuar seksualisht me 24 fëmijë dhe se kishte paguar 35 milionë dollarë në shkëmbim të heshtjes.
5. As Kim Kardashian nuk i ka shpëtuar dot skandaleve seksuale. Në 2007 video të saj dhe të dashurit të saj në atë kohë Ray J, në momente intime po publikoheshin në të gjitha website-t online. Më vonë u vërtetua se Kim e kishte shitur videon dhe “marrëveshja” i bëri njerëzit të besojnë se Kim kishte shitur veten e saj për publicitet.
6. Roman Polanski, regjisori i famshëm Polak u akuzua në Los Angeles në 1997 se abuzoi seksualisht me Samantha Geimer, 13- vjeç, gjatë nje seti fotografik për Vogue. Për të u tha se i ofroi vajzës shampanjë dhe drogë e më pas abuzoi seksualisht me të. Ai u burgos, por më pas u la i lirë. Pas disa vitesh, Geimer deklaroi se nuk dëshironte që çështja e saj me regjisorin të vazhdonte të ndiqej.
7. David Letterman, showman-i i famshëm amerikan, u përfshi në 2009 në një skandal seksual, 6 muaj pas martesës së tij më Regina Lasko. Kjo erdhi pas deklaratës së tij “Kam bërë sex me të gjitha femrat që punojnë me mua!”
8. Woody Allen, regjisori i njohur u përfshi në skandalin seksual, se kishte abuzuar me vajzën e partneres së tij të përjetshme, Mia Farrow. Kjo e fundit zbuloi marrëdhënien e tij të fshehtë, pasi gjeti foto nudo që Allen i kishte bërë vajzës së saj.
9. Kristen Steawrt u përfshi në një skandal, kur një vit më parë u publikuan foto ku tregohej qartë se ajo tradhëtonte partnerin e saj Robert Pattinson. Edhe pse aktorja kërkoi falje publike dhe marrëdhënia e tyre u përmirësua, sot ata janë të ndarë e Pattinson përflitet se del me femra të tjera.
10. Nuk mund të mos përfshihej në skandalet seksuale aktorja bukuroshe Angelina Jolie. U përfol gjatë se në 2005 arriti të joshte aktorin Brad Pitt gjatë xhirimeve të filmit “Mr. & Mrs Smith”, aq sa ky i fundit u divorcua nga partnerja e tij Jennifer Aniston.
Jolie filloj të komentohej gjatë se “rrëmbente” burrat gjatë xhirimeve të filmave, aq sa Vanessa Paradise në 2010 nuk ishte dakord që Johnny Depp të xhironte “The Tourist” me Jolie. Gjë që më vonë, për shkak të konflikteve, detyroi regjisorin të hiqte skenat e seksit gjatë gjithë filmit.