Derisa po vazhdojnë kërkimet për aeroplanin e zhdukur Boeing 77 për të 11 ditë me radhë, janë shumë teori, në media sociale po qarkullojnë shumë teori që flasin rreth fatit të mundshëm të aeroplanit të zhdukur të “Malaysia Airlines”.
Më poshtë, mund të lexoni, mendimet e disa ish pilotëve dhe ekspertëve të aviacionit, për disa nga këto teori.
1. Zbarkoi në ishujt Andaman
Aeroplani raportohet se ishte në drejtim të ishulve indian të Andaman dhe Nicobar, pjesët më lidore të territorit indian, në mes të Indoneziose dhe bregut të Tajlandës dhe Burmës. Raportohet se radari ushtarak atje mund të mos ketë qenë në operim, pasi niveli i kërcënimit, thuhet të jetë i ulët.
Atje janë më shumë se 570 ishuj, dhe vetëm 36 prej tyre janë të banuar. Nëse aeroplani është vjedhur, ky mund të ishte vendi më i mirë sekret”, thotë Steve Buzydygan, ish pilot i BA 777. Do të ishte e vështirë, por jo e pamundur, të zbarkoje në plazh, thotë ai. me rreth 1500 metra hapësirë, do të ishte mjaft për aterim, thekson ai.
2. Fluturoi në Kazakistan
Qendra aziatike ishte një fund i largët në korridorin e kërkimit në veri, kështu që aeroplani, hipotetikisht mund të ketë zbarkuar aty. Pilotja e avionëve të lehtë, Sylvia Wrigley, thotë se aterimi në shkretëtirë është një mundësi dhe më e besueshme se zbarkimi në plazh ose diku tjetër.
“Për tërheqje, kërkohet një vend tepër i izoluar”, tha Wrigley.
3. Fluturoi në jug
Pamjet e fundit satelitore sygjerojnë se aeroplani ishte operacional për pesë ose gjashtë orë pasi i ka ikur radarit të Malajzisë.
Për Norman Shanks, ish kryesues i sigurimit në aeroport, dhe profesor i sigurisë së aviacionit në Universitetin Coventry, tha se korridori jugor është më i përshtatshëm për një aeroplan që deri më tani ka shmangur radarin.
4. Shkretëtira Taklamakan, në veri-perëndim të Kinës
Kishte shumë spekulime se aeroplani mund të jetë komanduar nga seperatistët myslimanë Ujgurë. Prej 239 pasagjerëve, 253 ishin kinezë. Kështu, një teori, thotë se një vend i mundshëm aterimi është shkretëtira kineze e Taklamakan. Por, aeroplani do të mund të kapej nga radarët e disa vendeve.
5. Fluturoi në drejtim të ishullit Langkawi për shkak të zjarrit ose ndonjë mosfunksionimi tjetër
Humbja e komunikimit mund të shpjegohet me zjarrin, thotë bllogeri i aviacionit, Chris Goodfellow.
“Piloti bëri gjërat e duhura. Ai u përball me ngjarje të mëdha në bord, gjë që e detyroi të kthehej menjëherë prapa në aeroportin më të afërt”, sugjeron ai. Por teoria e Goodfellow, bie, sepse nëse do të kishte ndodhur ndonjë emergjencë, do të mund të përdorej kontrolli manual.
6. Aeroplani është në Pakistan
“Bota po merret me zhdukjen e 777. Ndoshta nuk është rrëzuar por vjedhur fshehtas, ndoshta në veri të Pakistanit, sikurse BinLaden”, ka shkruar në Twitter, tajkoni i mediave, Rupert Murdoch.
Por Pakistani, e ka mohuar këtë mundësi.
“Radarët e aviacionit civil të Pakistanit nuk kanë kapur këtë aeroplan, kështu që, si do të mund të fshihej në Pakistan?’, ka thënë, asistenti për aviacion i kryeministrit pakistanez, Shujaat Azeem.
7. Aeroplani u fsheh në hijen e një aeroplani tjetër
Keith Ledgerwood, beson se aeroplani i zhdukur u fsheh në radar nga hija e fluturimit 68 të “Singapore Airlines”.
Fluturimi 68 i “Singapore Airlines”, ishte në të njëjtën rrethinë sikurse aeroplani malajzian.
Aeroplani i Singaporit, fluturonte për në Spanjë.
8. Ishte një luftë
Sipas kësaj teorie, thuhet se mund të ketë ndodhur ndonjë përleshje ndërmjet rrëmbyesve dhe pilotëve.
9. Pasagjerët janë vrarë nga dekompresioni
10. Aeroplani do të përdoret përsëri për ndonjë sulm terrorist