Home LAJME 11 vjet burg për vrasje

11 vjet burg për vrasje

Një kolegj gjyqësor i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatën Themelore të Ferizaj, i kryesuar nga gjykatësi Sahit Krasniqi, ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 11 vjet burgim të akuzuarin Kenan Kuka, për rastin e veprës penale të vrasjes nga neni 146 i Kodit Penal të Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp të kësaj Gjykate thuhet se kryetari i Trupit Gjykues, Sahit Krasniqi, me rastin e shpalljes së aktgjykimit ka thënë se i akuzuari, Kenan Kuka, ka pranuar kryerjen e veprës penale vrasja, raporton “KosovaPress”, transmeton “Telegrafi”.

“Pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit përputhet me të dhënat në shkresat e lëndës, si me dëshmitë e dëshmitarëve por edhe me provat materiale. Andaj Gjykata të njëjtin e shpall fajtor për shkak të kryerjes së veprës penale vrasja nga neni 146 të Kodit Penal të Kosovës dhe gjykon me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 11 viteve”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Mësohet se në dënimin e shqiptuar, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 22.10.2012, deri në kohën kur aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim.

Gjithashtu u bë e ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit.

Previous articleMbahet mbledhja e katërt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Prishtinës
Next articleUkrainë: Makina të blinduara me flamur rus në Kramatorsk