Home LAJME 16 vjet nga Beteja e Llapushnikut

16 vjet nga Beteja e Llapushnikut

Derisa 16 vjet më parë në tërë Evropën po shënohej Dita e Evropës në Llapushnik të Drenasit po zhvillohej luftë e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur ndryshe si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Në Betejën e Llapushnikut të zhvilluar me 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998 ranë 47 dëshmorë dhe 54 martirë, ndërsa kjo ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Njësitet që i zhvilluan me heroizëm të pashoq luftimet në këtë betejë, ishin formacionet pëllumbi, çeliku dhe lumi.

Vitin e kaluar në 15 vjetorin e kësaj beteje, Kuvendi i Kosovës kishte mbajtur një seancë plenare, ku nga liderët e institucioneve të vendit dhe deputetët ishte vlerësuar si një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lufta që është bërë në Betejën e Grykës së Llapushnikut për të kontrolluar këtë zonë, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku e bënte të pakalueshëm forcat serbe në atë pjesë.

Ajo seancë ishte thirrur nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku me disa deputet të tjerë nënshkrues të kërkesës.

Ndërsa në këtë vit seanca të tilla nuk do të ketë rast të mbahen, pasi që para disa ditësh është shpërbërë Kuvendi i Kosovës, duke shkuar kështu në zgjedhje të parakohshme që do ta mbahen me 8 qershor.

Previous articleKomunës së Prishtinës iu dogjën 800 mijë euro
Next articleHistoria e një varri të zbrazët në veri të Mitrovicës