2 Fjalë Për Klipin E Ri “Baby Jem” Nora Istrefi

Nora Istrefi, ka publikuar videoklipin e këngës “Baby jem”, protagonist i të cilit është edhe i fejuari i saj, Robert Berisha. 

 

Big Bang dhe Stash kanë bërë muzikën e këngës, ndërsa teksti mban firmën e Gjikos dhe Arianit Palaj. Ndërsa produksioni “Imagine” ka realizuar videoklipin. 

 

Ekspozimi i pjesëve të trupit dhe provokomi me vjeshje të “veçanta” ka bërë që këngëtarja të pranojë komente fyese në rrjetet sociale. 

 

Nora Istrefi kohë pas kohe ka treguar se është një këngëtare shumë e guximshme e cila merr hapa të cilat mund të shihen si tabu në Kosovë. 

 

Ndryshe, shumë njerëz e kanë cilësuar si “copy-paste” dhe në një farë mënyrë „mundim“ të imitimit të “Drunk in Love” të Beyonce dhe Jay-Z, përveç asaj që Nora i’a kalon kësaj të fundit duke u shfaqur krejtësisht nudo nga fundi i videoklipit. 

 

“Baby Jem… Kena dasht me nda nje pjese te jetes tone personale me ju fansa te dashur. Shpresoj të ju pëlqej”, ka shkruar Nora në Instagram. 

 

“Baby jem” i Nora Istrefit është një video shumë “hot” ndoshta më hot që kemi parë viteve të fundit nga këngëtarët e estradës viteve të fundit. 

Tuna me zogun e saj ishte shumë e guximshme ku luajti në këtë video me të dashurin e saj, por Nora Istrefi ja ka shkuar asaj me guximin duke bërë skena nudo në banjo, puthje dhe ledhatime më të fejuarin e saj Robertin, i cili po ashtu luan për mrekulli në këtë video.