Home LAJME 20-vjeçarja rome kërkon të shesë fëmijën për 1 mijë euro

20-vjeçarja rome kërkon të shesë fëmijën për 1 mijë euro

Një grua 20-vjeçare shtatzënë pjesë e komunitetit rom nga Vlora ka vendosur që të nxjerrë në shitje për 1 mijë euro fëmijën që po pret të sjellë në jetë, që është fryt i një incesti me djalin e tezes saj.

Shkak për këtë sipas saj, janë kushtet e vështira ekonomike. Kamera e “A1 Report” shkoi sot në familjen e 20-vjeçares me iniciale S. G., në lagjen Skelë të qytetit bregdetar për t’u njohur nga afër me këtë rast.

E reja nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa nëna e saj S. G., ndërsa pranoi kushtet vështira ekonomike në të cilat ndodhet familja e tyre, u shpreh se nuk do e lejojë të bijën të shesë fëmijën.

Pamjet e fokusuara nga kamera japin një tablo të vështirësive ekonomike më të cilat përballet kjo familje, ndërsa nëna e 20-vjeçares i bën apel instancave shtetërore për ndihmë. shkruan shekulli.

20-vjeçarja që kërkon të shesë fëmijën ka edhe dy të fëmijë të tjerë, ndërsa bashkëshorti i saj prej kohësh është i papunë

Previous articleFerguson e bën formacionin për Olimpiakosin!
Next articleErërat e forta, i qesin problem KEDS-it