Home Kuriozitete ‘2029, viti kur robotët do jenë si ne’

‘2029, viti kur robotët do jenë si ne’

ls3E ardhmja ka një datë të saktë; të paktën sa i përket zhvillimit të robotëve. 2029 është viti kur makinat dhe njerëzit do të ‘shkrihen’, kur edhe robotët do të jenë në gjendje të lexojnë dhe riprodhojnë emicionet njerëzore, në mos t’u paraprijnë atyre.
Në këtë vit inteligjenca artificiale do të tejkalojë atë natyrore, do të jetë në gjendje të përfitojë përvojë, të bëjë shaka, të tregojë histori, të buzëqeshë. Me pak fjalë gjithë ndjenjat  dhe emocionet që karakterizojnë një qënie njerëzore.
Kështu të paktën deklaron ray Kurzweil dhe ’17 mendjet’ teknologjike më në zë në qarkullim, përfshirë këtu edhe Larry page të Google. 66-vjeçari Kurzweil, kryeinxhinier në Google dhe i ngarkuar nga Akademia e Inxhinierisë së Shteteve të Bashkuara thotë:
“Aktualisht përdorim teknologjinë për të zgjeruar horizontin dhe kapacitetin tonë fizik dhe mendor dhe unë jam i bindur që brenda 2029, me këto ritme zhvillimi, makineritë do të arrijnë nivelin e inteligjencës njerëzore edhe në fushën ekskluzive të njeriut; emocionet”.
Projektet janë të shumta, të shumta janë edhe ato të jetësuara. E nisim me makinerinë e parë inteligjente. Quhet LS3 dhe është një robot me katër këmbë i ndërtuar për të ecur në çdo lloj terreni.

Previous articleHotel lundrues për “Katar 2022”
Next articleVaksina efektive kundër HIV’it, së shpejti realitet