Home LAJME 2291 kosovarë-e kanë lënë Kosovën për t`u martuar në Zvicër

2291 kosovarë-e kanë lënë Kosovën për t`u martuar në Zvicër

Albinfo. ch ka kërkuar nga Zyra Federale për Migracion (BFM) shënime për kosovarët që kanë ardhur në Zvicër për bashkim familjar, gjegjësisht për martesë.

Në përgjigjen e saj, zëdhënësja në BFM, Gaby Szolloszy shkruan se gjatë vitit 2013 në Zvicër gjithsej nga Kosova kanë ardhur 2646 persona, prej të cilëve 1314 janë burra, ndërsa 1332 gra, transmeton albinfo . Nga ky numër, 2291 kanë ardhur te bashkëshorti ose bashkëshortja, gjegjësisht kanë migruar me qëllim martese. Ndërkaq vetëm 154 prej tyre kanë ardhur për punë.

Sidoqoftë, numri i kosovarëve dhe kosovareve që vijnë në Zvicër për bashkim familjar vjen duke u shtuar. Kështu, sipas Entit Federal për Migracion në Zvicër nëse në vitin 2009 për bashkim familjar nga Kosova gjithsej kanë ardhur 1976 persona, katër vite më vonë, në vitin 2013 numri i tyre është rritur në 2646.

Previous articleGjendet i vdekur 9 vjeçari Fitim Hasani
Next articleQeveria e Francës mbështetë bashkëpunimin në mes të dy komunave të Mitrovicës