3 gjëra që duhet të dini nëse doni të luftoni varësinë

foto (2)Keni njohur dikë që ka vuajtur ose po vuan nga varësi të rrezikshme dhe kërcënuese për jetën e tij? Nga alkooli, droga, duhani, bixhozi, pornografia apo mbingrënia?

Një nga ekspertët botërorë mbi varësinë, Scott Roberts, thotë se për t’u kuruar nga varësia duhet të bazohemi tek të dhënat e kërkimeve. Ai ka shkruar një program të bazuar në të dhëna shkencore, që i ndihmon njerëzit të luftojnë varësinë.

“Nëse i pyet njerëzit se çfarë është varësia, mund të marrësh shumë pyetje të zakonshme. Disa e quajnë atë mungesë vullneti, një zgjedhje morale ose edhe “sëmundje” të trurit. Ka shumë keqperceptime të vjetra lidhur me varësinë dhe ajo është kaq e keqkuptuar.”

E vërteta është se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë çfarë është varësia dhe mënyrën sesi ajo ndikon te truri. Ata nuk njohin praktikat e bazuara në të dhëna, të cilat prodhojnë rezultatet efektive. Në të vërtetë, ato janë mënyra të mira për ta pastruar trurin nga zakonet shkatërruese.

Për të pakësuar mendimet kompulsive që shpien në sjellje varësie, ka tre gjëra që duhet të dini:

1. Varësia nuk mund të largohet vetëm me dëshirë

Kjo pasi ajo zë një pjesë të trurit që lidhet me mbijetesën. Ndaj ajo bëhet pjesë e jetës, ashtu si ushqimi dhe gjumi.

Dy pjesët kryesore të trurit janë: korja dhe sistemi limbik. Korja është një pjesë „e lartë“ e trurit, e cila përfshin arsyen, logjikën dhe kupton pasojat. Sistemi limbik është një pjesë primitive e trurit dhe nuk ka aftësi ta shtyjë marrjen e kënaqësisë. Ai merret me kërkimin e kënaqësisë dhe me shmangien e dhimbjes.

Varësia aktivizon në mënyrë të drejtpërdrejtë pjesët e trurit, që kanë funksion mbijetese – sistemin limbik (ose sistemin e shpërblimit).

2. Shumica e programeve të kurimit nuk janë vërtetuar shkencërisht

Përdorimi i modelit të zakonshëm të trajtimit shkon kundër kërkimeve shkencore. Kur një person i varur ka kaluar nëpër hapat e nevojshme në një program trajtimi, ai përgëzohet dhe e përfundon trajtimin. Si rezultat, ai mendon se është “kuruar” dhe shpesh bie përsëri pre e sjelljeve shkatërruese. Kërkimet tregojnë se relapsi (rikthimi tek varësia) nuk shkaktohet nga faktorët fizikë, por nga gjendjet emocionale (stresi).

3. Shumica e teknikave efektive janë gjëra që KUSHDO mund t’i bëjë

Përdorimi i teknikave të menaxhimit të varësisë ka patur sukses. Për shembull, përdorimi i ushqimeve të caktuara në dietën e një personi me varësi ka 92% sukses.