Home Kuriozitete 30 të vërteta … që ndoshta nuk i dini!

30 të vërteta … që ndoshta nuk i dini!

Janë detaje interesante që shpesh shkaktojnë habi për ata që i lexojnë atë. Por në të shumtën e rasteve, japin përgjigje për pyetjet që mund të kemi …
1. Në Nju Jork paguan gjobë, kushdo që vendos çantën e tij, në sediljen bosh në autobusë.
2. Në vitin 1997, linjat ajrore amerikane kanë kursyer 40.000 $, vetëm duke vënë një kokërr ulliri më pak, në çdo sallatë.
3. Miliona pemë mbillen gabimisht nga ketrat, të cilët groposin fara dhe më pas harrojnë se ku i kanë fshehur.
4. Krokodilat gllabërojnë gurë, që të zhyten më thellë.
5. Takat e larta janë zbuluar për herë të parë në në Lindjen e Mesme, për të mos u djegur këmbët nga rëra.
6. Të hash një mollë është më efektive se sa të pish një kafe, për të të mbajtur zgjuar.
7. Majdanozi është bima më e përdorur në të gjithë botën.
8. Organi i vetëm i trupit të njeriut, i cili mund të 20 fishojë gjatësinë e tij, është bebja e syrit!
9. Ka vetëm një ushqim i cili nuk prishet kurrë: Mjalti
10. Delfinët flenë me një sy të hapur.
11. Syri i strucit është më i madh se truri i tij.
12. Njerëzit që përdorin dorën e djathtë, jetojnë mesatarisht, nëntë vjet më gjatë se mëngjarashët.
13. Muskuli më i fortë në trupin e njeriut është … gjuha.
14. Është e pamundur të teshtij njeri me sytë të hapur.
15. Një pikë e vetme vaji makinash, është në gjendje të bëjë 25 litra ujë të papijshëm.
16. Shimpanzetë dhe delfinët janë të vetmet kafshë, bashkë me njerëzit, të cilët mund të njohin veten e tyre në pasqyrë.
17. E qeshura gjatë ditës, e bën gjumin e natës më të mirë.
18. Gruaja më e gjatë, e matur ndonjëherë, është një grua kineze me gjatësi 2,47 metra.
19. Kazinotë në Las Vegas nuk kanë orë.
20. Lekët nuk janë të bërë nga letra, ashtu siç mendohet nga të gjithë. Në fakt lekët janë 74% pambuk dhe 25% lino.
21. Sasia e bakrit që përmban truri i njeriut, është e mjaftueshme për të ndërtuar një kartë zëri për komjuterin (6mg).
22. Kafsha më e fuqishme është një … brumbull (Scarabaeidae), i cili jeton kryesisht në zonat tropikale. Është matur se mund të ngrejë 850 herë peshën e tij, ose e thënë ndryshe një njeri me peshë 64 ton.
23. Gratë i hapin dhe mbyllin sytë e tyre dy herë më shpesh se meshkujt.
24. 90% e grave që ecin në një dyqan, kthehen djathtas.
25. Gjatë gjithë jetës së tij njeriu prodhon aq pështymë, sa do të ishte e mjaftueshme për të mbushur dy pishina.
26. Në KPSM në Turqi, produkti që shitet më shumë janë linesat (pecetat higjenike), madje edhe ata me krahë. Ushtarët i vendosin ato në çizmet e tyre, që të mos u vrasin.
27. Njerëzit kanë më tepër frikë merimangat sesa vdekjen.
28. I vetmi vend, emri i të cilit fillon me “A” dhe nuk mbaron me “A” është Afganistani. (Ose të paktën ishte deri sa fitoi pavarësinë Azerbajxhani)
29. Thomas Edison, shpikësi i llambës elektrike, kishte frikë nga errësira.
30. Në botë ekzistojnë 6909 gjuhë të ndryshme.

Previous articleiPhone 6 Plus vs Galaxy Note 4,cili është fitues?
Next articleManta X7, telefoni inteligjent pa asnjë buton