Home LAJME 31 të vrarë gjatë një mitingu elektora në Irak

31 të vrarë gjatë një mitingu elektora në Irak

Të paktën 31 persona janë vrarë në Irak, pas një serie shpërthimesh në një miting elektoral të shiitëve, në Bagdad.

Disa persona janë plagosur rëndë gjatë sulmeve, që kishin për objektiv tubimin e partisë Asa’ib Ahl al-Haq.

Sulmet vijnë më pak se 1 javë, përpara se irakianët t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare.

Iraku ka kaluar së fundi periudhën më të keqe të trazirave, që kur arriti të dilte nga lufta civile e vitit 2008, transmeton TCH.

Një deklaratë e atribuuar Shtetit Islamik në Irak dhe Levant, e njohur ndryshe edhe si ISIL, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet, por raportimet nuk e kanë konfirmuar ende këtë.

Tri bomba shpërthyen teksa njerëzit po largoheshin nga tubimi, bëri të ditur korrespondenti i BBC në Bagdad. Dy shpërthimet e para u shkaktuan nga bombat nëpër kamionë, ndërsa njëra nga një bombë pranë rrugës.

Previous articleNesër në Maqedoni zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale
Next articleKEDS-i të mos spekulojë por të ofrojë rrymë