4 fuqi të mëdha kuruese të hudhrës

Vlerat mjekësore të hudhrës, që nga efekti si antibiotik deri tek lufta ndaj kancerit.

1. Lufton infeksionet e traktit urinar

Lëngu i boronicës nuk është e vetmja rrugë natyrale për të luftuar infeksionet e traktit urinar. Një dietë e pasur me hudhra, falë vetive antibiotike natyrale të bulbit, ndihmon gjithashtu në mjekimin e këtyre infeksioneve.

2. Lufton kancerin

Herën tjetër që do të gatuani, grini hudhrën në fillim. Nutrionistët e “Institutit Amerikan të Kërkimeve për Kancerin” kanë zbuluar se nëse e lini hudhrën të grirë imët rreth 10 minuta para se ta shtoni në gatim, ajo shfaq më shumë veti luftuese ndaj kancerit, përmes përbërësve të squfurit, sesa kur e shtoni në mënyrë të menjëhershme në gatim.’

3. Lufton kruarjen dhe irritimin e këmbëve

Keni këmbë prej atleti? Hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale. Hidhni disa thelpinj hudhër në ujë të valuar, prisni të ftohet deri sa të arrijë një temperaturë të përshtatshme për të vendosur këmbët, hidheni në një tas të madh dhe zhysni këmbët tuaja. Hudhrat e ziera dhe të pacopëtuara nuk lëshojnë aromë.

4. Lufton të ftohtin

Kur ju shfaqen simptomat e para të të ftohtit, merrni dy thelpinj hudhre të paqëruara, lërini në mikrovalë për 25 sekonda, më pas qërojini dhe hajini. Përbërësit e squfurit që gjenden tek hudhra rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet.

Një bimë hudhre pranë shkurres së trëndafilit do të mbajë larg insektet.