4 shërues natyrale të fytit të skuqur

Të dhemb fyti? Mos u shqetëso, herë pas here secili nga ne kemi pas fytin e skuqur ndonjëherë dhe për këtë sot do tregojmë disa barna popullore apo ilaçe shtëpiake për fyt të skuqur.

Të flasim për katër mënyrat më të mira të shërimit të fytit të skuqur pa iu drejtuar materieve toksike.

1. Ujë me kripë

Shumë prej nesh e kemi dëgjuar këtë thënie të moshuarve se të gurgullosh ujë me krip deti ndihmon të përmirësoni fytin e skuqur. Shpesh, kjo përzierje përdoret edhe për të çliruar hundët e bllokuara në vend të nafazolines apo zhbllokuësve të hundeve me mente. Të gurgullosh ujë me kripë të ndihmon të zbutesh fytin e skuqur.

2. Çaj shafrani indian

Shafrani është bar shërues natyral për shumë sëmundje, por një gjë që e bënë shumë mire është se shëron fytin e skuqur. Pse? Sepse është përplot me vitamina që ndihmojnë sistemin imunitetit tuaj të spastroj trupin.

3. Uthulla e mollës

Ajo që është e mirë është se nëse e hedh pak në një çaj me pak mjaltë ju do keni një pije të nxehtë zbutëse që sigurisht do të lehtësoj fytin e skuqur.

4. Avullimi

Kjo mënyrë është e diskutueshme dhe studimet në të janë të kufizuara por nga përvoja personale, mendoj se ndihmon. Ose bej një dush të nxehtë, ulu në banje të mbushur me avull apo hedh një peshqir në kokë dhe mbaj kokën mbi një enë të mbushur me ujë avullues.

Mos harro të pish ujë shumë dhe të pushoni shumë gjithashtu, tek fëmijët nën moshën dy vjeçare mos provo shëruesit popullorë shtëpiakë që kanë edhe mjaltë, mbase mund të kenë efekte të pafavorshme ndaj mjaltit.