Home SHËNDETËSI 4 ushqimet që na bëjnë pis dhëmbët

4 ushqimet që na bëjnë pis dhëmbët

Ja cilat janë katër ushqimet që lënë njolla në dhëmbë.

Vera e kuqe- Vera njihet për njollat që lë në rroba dhe e njëjta gjë vlen edhe për dhëmbët, falë disa elementëve dominues që lënë gjurmë.

Kafeja- Kafeja nuk u bën dëm dhëmbëve por lë disa njolla vërtetë të dukshme. Për të reduktuar në maksimum këtë rrezik atëherë kafesë hidhini pak qumësht, pasi zbutet ngjyra e errët.

Pijet me gaz- Acidet që përmbajnë këto pije çojnë në zverdhjen e dhëmbëve. Kjo ndodh edhe me pijet me ngjyre të çelët të cilat kanë gjithashtu efekte negative.

Karamelet dhe ëmbëlsirat- Nëse ëmbëlsira juaj e preferuar apo karamelet e preferuara i ndryshojnë ngjyrën gjuhës, e njëjta gjë ndodh edhe me dhëmbët falë ngjyruesve që përmbajnë. E rëndësishme është që të mos teprohet në mënyrë që të evitohen në maksimum njollat e padëshiruara.

Previous articleKapen me drogë tregtarë nga Kosova
Next articleShkarkohet Moyes