5 arsye për të ngrënë vezë

Të hash veze është mjaftë e shëndetshme përkundrazi që në opinion mendohet se nuk janë edhe aq të shëndetshme. E nëse je njeri prej atyre që beson ashtu dhe nuk ha ve rregullisht, ja ku ke 5 arsye pse duhet të hani veze.
Opinioni i gjerë

Ashtu si e thamë më lartë pra në opinion ekziston besimi se kolesteroli në të verdhët e ves rrit nivelet e kolesterolit në trupin tuaj duke vënë shëndetin tuaj në rrezik. Por ja ku kemi lajmin e mirë për dashamirësit e veve:

Hulumtimet përkrahin dobitë shëndetësore të vezës dhe disa studime duke përfshirë këtu edhe një të fundit, nuk kane gjetur lidhje në mes të sulmit te zemrës dhe goditjes (pikës ne tru) dhe konsumit të veve tek njerëzit e shëndetshëm.

Vezët janë shumë të pasura me vitamina

Një veze mesatare është e mbushur me disa vitamina esenciale për shëndet:

-Vitamina B2 apo riboflavin – që ndihmon trupin të zbërthej ushqimin dhe shndërroj në energji

-Vitamina B12 apo cobalamin është vitale për prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

-Vitamina A apo retino – qe është shumë e mirë për shikimin tuaj

-Vitamina E apo tocopherol ndihmon në luftimin e radikaleve të lirë që mund të shkaktojnë dëme qelizore dhe të indeve, e që kjo mund të shpie të kanceri. Vitamina A dhe B2 janë gjithashtu të rëndësishme për rritje të qelizave. Kështu që sigurohu që fëmijët tuaj të konsumojnë ve rregullisht.

Vezët ju japin mineralet esenciale

Vezët janë përplot me fosfor, hekur dhe zink. Këto minerale janë vitale për trupin tuaj. Njeriu ka nevojë për mjaft hekur dhe nëse nuk ke arritur të kesh aq sa duhet ju bënë të ndieni i pafuqishëm dhe i lodhur. Zinku mban sistemin e imunitetit tuaj në top formë dhe ndihmon trupin të kthej ushqimin në energji. Fosfori është i rëndësishëm për eshtra dhe dhemb të shëndetshëm. Janë disa elemente tjera që i gjeni në vezë e që ju duhen në sasi të vogla e ato janë jodi, i dobishëm për prodhimin e hormoneve tiroide dhe selenit – një antioksidues që ndihmon të shkurtosh rrezikun ndaj kancerit.

Vezët ua zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit

Vezët janë një nga burimet më të mira të choline. Një ve e madhe ka 33 për qind të vlerave që rekomandohen në dite. Një studim i publikuar këtë vit ka zbuluar se gratë që konsumojnë shumë choline janë për 25 për qind më pak të rrezikuara ndaj kancerit te gjirit. Choline gjendet në të verdhet e ves (gogëluqe), kështu që mund të ja fillosh të përgatitesh omëlete të plot e jo me vetëm të bardhet e vesë.

Vezët mirëmbajnë shikimin

Te verdhet e ves gjithashtu janë përplot me yeaxanthin dhe lutein, që të dyja materie antioksidues që janë treguar se na mbrojnë nga degjenerimi muskulor. Kështu do mund të rrotulloni sytë edhe në të 80-tatë!

Hulumtuesit kanë zbuluar se të hash ve në mëngjes ndihmon që të kufizosh konsumin e kalorive gjatë gjithë ditës, rreth 401 kalori. Kjo do të thotë se ju do arrini ëe humbni rreth 1.3kg në muaj. Kjo ndoshta është për shkak se vezët ju ndihmojnë të ndiheni i/e ngopur për më shumë kohë dhe kështu të mos e teprosh me drekën apo të mos hash ushqime tjera deri sa të vije koha drekës. Edhe pse vezët përmbajnë kolesterol ky është tjetër kolesterol nga ai që kemi në trup. Përkundër rekomandimeve shëndetësore të deritanishme nuk ka dëshmi që sugjerojnë se rritet niveli i kolesterolit në gjak.

Muskujt e Barkut

Këto kokrra te vogla (vezët pra) përmbajnë një sekuence te veçanet te amino acideve që e bënë proteinën e vezëve është e lehte për tu absorbuar nga trupi juaj. Kjo do të thotë se një veze e zier është ideale për riparim muskujsh pas një ushtrimi mundues.