Shpesh mund të dëgjoni se është mirë që të konsumohen pemët dhe perimet me ngjyra yë ndryshme dhe se është më mirë që ato të kenë sa më shumë ngjyrë. Por, ngjyra është vetëm një nga indikatorët e vlerës ushqimore.
Perimet me ngjyrë të bardhë mund të jenë gjithashtu shumë të mira. Këto perime të bardha përmbajnë materiet e nevojshme ushqimore siç janë kaliumi, magnezi dhe fibra.
Lulelakra
Lulelakra, si dhe perimet tjera nga familja e saj (brokoli, lakra, lakra e Brukselit), përmbajnë komponime të sulfurit, ato komponime kontribuojnë në luftën kundër kancerit, formimin e indit të eshtrave dhe në sigurimin e shëndetit për enët e gjakut.
Kërpudhat
Kërpudhat kanë pak kalori, nuk kanë yndyrë, nuk kanë kolesterol, nuk kanë gluten, kanë shumë pak natrium, e janë të pasura me selen, kalium, riboflavinë, vitaminë D dhe vitaminë B3. Përveç kësaj, janë të pasura me shijen e rrallë që duhet umami, që është një ndër pesë shijet themelore, së bashku me të ëmblën, të thartë, të hidhurën dhe të njelmëtën.
Hudhra
Për hudhrën besohet se mundet ta nxisë rritjen e qimeve, të bëjë që të zhduken puçrrat dhe të na mbajë larg gripit dhe ftohjes. Karakteristikat antioksiduese të saj e përmirësojnë imunitetin, e në mënyrë që më së miri ta përdorni alicinën, substancën aktive kimike të hudhrës, e preni dhe e lini që të qëndrojë pak para se ta përfshini në gjellë.
Qepa
Qepa është shumë e shëndetshme, ndërsa kvecetina, substanca kimike që gjendet në qepë, është e mirë kundër inflamacionit, e mundet të lehtësojë edhe problemet që shkakton artriti. Përveç kësaj, kvercetina lidhet edhe me rrezik të reduktuar nga zhvillimi i kancerit, me rrezik më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe diabeti, si dhe me imunitet më të mirë.
Patatja
Patatja e bardhë siguron mjaft fibra, shumë më shumë kalium se cilado pemë ose perime tjetër. Një patate e pjekur e paqëruar e madhësisë mesatare përmban 163 kalori, 940 miligramë kalium dhe 3.6 gramë fibra. Bananja e cila gjithashtu ka ngjyrë të bardhë, përmban 422 miligramë kalium dhe 3.1 gramë fibra. Patatja përmban edhe vitaminë C, vitaminë B6 dhe magnez, si dhe një numër të vogël të proteinave të kualitetit të lartë.