6 arsye për të konsumuar çokollatën

Çokollata është vërtetuar se është zbuluar dhe shijuar për herë të parë nga fiset Maya.

Por dihet tashmë se Çokollata është e mirë jo vetëm për shijen e saj, por edhe për trupin, madje edhe për trurin.

Sipas Huffington Post, çokollata është e mirë për 5 arsye:

1. I bën mire përmirësimit të humorit. Nëpërmjet çlirimit të serotoninës, ajo është në gjendje të përmirësoje ndjeshëm humorin.

2. I bën mirë sistemit kardiovaskular. Mjafton një sasi e vogël çokollatë në ditë për të ndikuar pozitivisht edhe në këtë drejtim.

3. Ndihmon lëkurën për të qenë me rezistente ndaj djegieve të rrezeve Ultra Violet. Falë përmbajtjes se lartë të flavonoidëve, një substance e fortë antioksidante, çokollata, veçanërisht ajo me përmbajtje të ulet të kakaos, redukton efektet negative, veçanërisht tek femrat.

4. Po në saj të flavonoideve, çokollata luan një rol pozitiv edhe në tru, veçanërisht në forcimin e kujtesës.

5. Ka efekt qetësues. Është vërtetuar se personat që konsumojnë më shumë çokollate janë përgjithësisht më të qetë në krahasim me ata që nuk e konsumojnë atë.

6. Gjithashtu ka edhe efekt energjetik, dhe për shkak të përmbajtjes se magneziumit, përmirëson edhe proceset e neurotransmentimit.