Home SHËNDETËSI 6 ushqimet për të shpëtuar nga puçrat

6 ushqimet për të shpëtuar nga puçrat

Puçrat të njohura ndryshe edhe si akne janë një shqetësim vërtetë serioz, veçanërisht në moshën e adoleshencës. Por me afrimin e verës dhe shtimin e vapës, këto puçra rrezikojnë që të shtohen më shumë, ndaj duhet të keni parasysh disa ushqime të cilat duhen konsumuar rregullisht, pasi vetitë e tyre ndikojnë për pastrimin e lëkurës.

Uji– Pirja e shpeshtë e ujit eleminon toksinat e brendshme të lëkurës. Këshillobhet që të pihen 7-8 gota ujë në ditë.

Brokoli– Janë të pasur me vitaminat A, K, C, E. Vitamina A ndihmon për rigjenerimin e lëkurës, ndërsa tre vitaminat e tjera janë të pasur me antioksidantë dhe e mbajnë lëkurën të shëndetshme, duke parandaluar shfaqjen e akneve.

Peshku– Omega 3 dhe omega 6 janë dy acide yndyrore, tejet të rëndësishme për luftimin e puçrrave. Ky ushqim këshillohet të konsumohet dy herë në javë dhe bën që të zhduket çdo shenjë në fytyrë.

Hudhra– Është një nga ushqimet më të pasur me antioksidantë që ndihmon për parandalimin dhe kurimin e akneve. Mirëpo efekti është më i madh nëse hahen të gjalla.

Karotat– Përmbajnë vitaminë A dhe betakarotenë, duke mbajtur nën kontroll aknet.

Frutat e thata– Janë të pasura me minerale si zinku dhe seleni si dhe janë të pasura me minerale që garantojnë shëndetin e lëkurës.

Previous articleKikirikët ndihmojnë të keni zemër të shëndetshme
Next articleCity, €200m për Messin