Home LAJME 61.3% shtohet numri i ndërmarrjeve të reja

61.3% shtohet numri i ndërmarrjeve të reja

Është shtuar numri i ndërmarrjeve të reja. Në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 2912 ndërmarrje, që krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2013 nënkupton rritje për 61.3%.

Kështu njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në publikimin “Repertori statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë” për tremujorin e parë të këtij viti.

Në raport thuhet se në TM1 2014, gjithsej janë regjistruar 2912 ndërmarrje, ndërsa në TM4 – 2013 kanë qenë 1805 sosh, që vërehet një rritje në mes tremujorëve të të njëjtit vit për 1107 ndërmarrje, ose 61.3% më shumë ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujorë.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 928 ndërmarrje ose 31.9%, industria përpunuese 311 ose 10.7%, hotelet dhe restorantet me 293 ose 10.6%, ndërtimtaria me 279 ose 9.6%, pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 271 ose 9.3%, transporti, depot dhe telekomunikacioni me 260 ndërmarrje ose 8.9%, aktivitetet tjera shoqërore dhe personale me 230 ose 7.9%, bujqësia, gjuetia dhe pylltaria me 215 ose 7.4%, ndërs a aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë shumë të vogël.

Kategoritë e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 2817 ndërmarrje ose 96.8% të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 të punësuar me 67 ndërmarrje ose 2.3%, 10-19 të punësuar me 16 ose 0.5%, 20-49 të punësuar me 10 ndërmarrje ose 0.3% si dhe kategoria me 50-249 të punësuar me 2 ndërmarrje ose 0.1%, ndërsa në kategoritë tjera nuk është asnjë ndërmarrje e regjistruar në këtë tremujorë.

Kurse, sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna mbizotëron: Prishtina me 700 sosh ose 24%, Prizreni me 240 ose 8.3%, Ferizaj me nga 243 ose 8.3%, Gjilani me 155 ose 5.5%, Peja me 144 ose 4.9%, Gjakova me 130 ose 4.5%, Mitrovica me 122 ose 4.2%, Podujeva me 119 ose 4.1%, ndërsa komunat tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të reja gjatë këtij tremujori.

Previous articleKëngëtarja Rezarta Shkurta publikon vajzën në Facebook
Next articleSerbët premtojnë votën për shpërndaje të Parlamentit