Veshët tuaj janë më shumë se antena personale. Ata gjithashtu janë thelbësor për mbajtjen e balancit, parandalimin e infeksioneve, dhe rregullojnë temperaturën e trupit tuaj. Pra, kur diçka shkon tmerrësisht gabim – nga një dëmtim në infeksion – ju jeni shumë në rrezik. Përveç uljes së volumit të iPhone-it tënd, këtu janë disa prej kërcënimeve serioze për veshët tuaj.
1. Mos mbrojtja
“Gjëja më e keqe që mund t’ia bëni dëgjimit tuaj është duke mos veshur mbrojtje në vesh kur i ekspozoheni zërave të lartë si pjesë të punës tuaj apo të rekreacionit”, thotë Mateu Parker, një otolaringolog në Corsicana, Texas. Veshët tuaj brenda janë me qima të vogla që funksionojnë si receptorë për dëgjim. Zhurma tepër e lartë mund ti thyej këto qime, dhe ato nuk do të rriten përsëri. “Lloji më i mirë i mborjtjes së veshit është çfardo lloji që ju veshni”, thotë Dr Dega. Nëse kaloni rreth makinave, veturave, fishekzjarrëve, muzikës ose altilerisë, kufjet janë mënyra e parë e mbrojtjes. Kufjet të cilat e bllokojnë zhurmën janë edhe më të mira. Vendosni ato para se të shkoni në një mjedis të zhurmshëm për të shmangur mundësitë e ekspozimit të papritur pa mbrojtje, thotë Dr.Dega.
2. Mundja
Kampioni i mundjes Randy Couture mund ta cilësoj veshin e tij të deformuar si një krenari të rripit të tij të kampionatit, por kjo nuk është saktësisht një vështrim i mirë që mund ta bësh. Hematoma e të dëgjuarit apo i njohur më mirë si “lulelakra e veshit”, ndodh kur mes lidhjes së ngushtë të lëkurës dhe kërcit themelorë krijohet një hapsirë e cila mbushet me gjak. “Është një lëndim që bëhet nga mundja”, thotë Dr.Branch, dhe mund të ndodhë që të keni goditje të mëdha në veshin tuaj. Nëse merrni trajtime të shpejta dhe e largoni gjakun e keq nga veshi, do të ju kursejë nga një pamje si të një permieje të trazuar që rritet në kokën tuaj.
3.Shpuarja e veshit
Nëna jote kishte të drejtë kur thoshte se nuk është mirë për ty ta shpuash veshin. Kjo për shkak se shpuarja e veshit mund të ju çojë në perikondritis – një infeksion i rëndë i kërcit të jashtëm të veshit që mund të ju dërgojë në spital. “Ka vetëm disa antibiotik në dispozicion për të trajtuar këtë dhe shumica ipen me një IV”, tha Dr.Branch. Nëse vëreni ndonjë shenjë skuqje, butësi, apo ënjtje, hiqni vathin menjëherë dhe shkoni bëni një kontrollë te mjeku.
4. Pastrueset e veshëve
Mendoni se ato janë bërë për të pasturar veshët? Mendoni përsëri. Hulumtuesit në Henry Ford Health System kanë gjetur se 4% e rasteve të dëmtimit të veshëve bëhen nga këto pastruese. “Ju në fakt mund ta futni atë deri në timpanin tuaj të veshit për të lëvizur kockat e vogla brenda, duke shkaktuar një humbje të përhershme të dëgjimit”, thotë Dr.Dega. Paketa e shkopave të vogël me pambuk në të vërtetë janë të dëmshme. Një prekje të vogël në timpanin e veshit dhe mund të shkaktoni gjakderdhje, dhe të shkaktoni infeksion. Ndërsa jeni duke i pastruar veshët, shmangi objektet e ngurta në veshin tuaj, si thuan tuaj, stilolapsat, çelësat e veturës apo ndonjë tel të hollë.
5. Të presësh
Nëse dëgjimi juaj në njërin ose veshin tuaj rastësisht nuk po funksionin siq duhet, kontaktoni doktorin tuaj. “Çështje të tilla si infeksioni, inflamacioni apo furnizimi i zvogëluar me gjak mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit të papritur”, thotë Dr. Dega. Shpesh i vetmi trajtim dhe shpresë për rikthimin e dëgjimit është me seroide të dozave të larta, por ato duhet të trajtohen sa më shpejtë që të jetë e mundur për të shmangur dëmet e përhershme. “Ne e shohim këtë si çështje që ndodhë disa herë në vjet, dhe në qoftë se ajo vërehet shumë vonë, nuk ka asgjë që mund të bëjmë për të ndihmuar, përveç që të bëjmë implante kokleare ose aparate të dëgjimit”, shton ai.
6.Të përdorësh pika të veshit
Pikat për vesh duken të padëmshme dhe shumë të dobishme, edhe nëse keni të bëni me një rast të veshit të një notuesi. Për disa njerëz, gjuajtjet në ujë mund të shkaktojnë shurdhim – dhe ju mund të mos e dini që jeni në rrezik. Akademia Amerikane e Otoralinologjisë ka përditësuar së fundi udhëzimet e saj për trajtimet e veshit tek notuesit dhe infeksionet e tjera të veshit, dhe thonë se duhet së pari të takoni mjekun tuaj dhe të konfirmoni se nuk keni ndonjë dëmtim në timpan të veshit para se të përdorni ilaçe. Ju vetëm mund të keni një vrimë në timpanin e veshit tuaj.
“Ju mund të keni lindur në atë mënyrë, ju mund të keni pasura tuba ose një lloje tjetër të dëmtimit kur ishit të rinj, mund të keni pasur ndonjë infeksion që ka shkaktuar ndonjë shkëputje, ose keni përjetuar ndonjë dëmtim që ka lënë vrimë”, thotë Dr.Dega. Kur e pickoni veshin tuaj ose kur e shpërtheni ndonjë balon të ajrit, mund ta vëreni nëse keni ndonjë shenjë të dëmtimit. Përbërësit në pika, si dhe rendimentet shtëpiake si fërkimi me alkool dhe uthulla e bardhë mund të jenë toksike nëse shkojnë brenda timpanit të veshit tuaj, dhe mund të rezultojë në shurdhim të përhershëm.
7.Të thyesh rregullin e zhytjes
Lëndimi më i zakonshëm gjatë zhytjes nuk është kur ikni nga ndonjë peshkaqen ose kur keni një sëmundje të shtrydhjes. Është barotrauma. Kjo ndodhë kur ju zhyteni shumë shpejt dhe kur nuk jeni në gjendje të barazoni presionin brenda veshit tuaj, i cili mund të shkaktojë që timpani i veshit tuaj të këputet. Rregulli gjatë zhytjes është që të kaloni 60 metra për minutë ose më ngadalë. Ju gjithashtu mud të jeni në rreik të barotraumës në qoftë se zhyteni kur keni një infeksion në frymëmarrje, e cila gjithashtu e bën të vështirë që të barazoni presionin në veshët tuaj. (E njëjta gjë ndodhë nëse fluturoni kur është ftohtë) “Nëse jeni duke pasur probleme në pastrimin e veshëve tuaj, përdorni sprej për hundë në secilën vrimë, 30 minuta para zhytjes apo fluturimit”, thotë Dr.Branch.