Home SHËNDETËSI 7 zakone themelore që duhet tu mësoni fëmijëve

7 zakone themelore që duhet tu mësoni fëmijëve

Sigurisht që çdo prind do të donte tu mësonte fëmijëve shumë gjëra të mira. Por asnjëherë mos harroni se mënyra më e mirë për t’i edukuar fëmijët me zakone të mira, jeni vetë ju me modelin dhe sjelljet tuaja.

Fëmijët mësojnë duke parë, ndaj është shumë e rëndësishme që t’i tregoni atyre vetëm sjellje dhe zakone të mira. Fëmijët përvetësojnë instinktivisht atë që shohin tek bëjnë prindërit e tyre.

Sjelljet e mira dhe edukata. Fëmijët janë në gjendje të përthithin informacioni nga do që t’i vije ai, dhe sido që t’i vije. Ndaj është shumë e rëndësishme që në radhë të parë të jemi ne, prindërit përçuesit e mënyrave më të mira te edukatës dhe sjelljes. Asnjëherë mos harroni të thoni “Ju lutem” apo “Faleminderit”, apo “S’ka gjë”.

Dashamirësia. Mësojini fëmijët tuaj të jenë dashamires ndaj të tjerëve. Por nëse ne flasim gjithnjë keq për të tjerët, atë gjë do të mësojë të bëjë edhe fëmija ynë, në të ardhmen.

Higjiena. Është e vështirë për t’i edukuar fëmijët me ndjenjën e pastërtisë dhe të higjienës. Ndaj ky është një proces që kërkon kohë për tu kthyer në zakon. Është e nevojshme që gjithmonë tu flasim fëmijëve për domosdoshmërinë e të larit të dhëmbëve, krehjes se flokëve, larjes se fytyrës. Por nëse do të jeni të duruar dhe në fund të suksesshëm, do të shihni që higjiena do të jetë bërë pjesë e jetës se tyre.

 

 

Ushqimi i shëndetshëm. Ushqimi i shëndetshëm është realisht një problem në rend të ditës, veçanërisht për fëmijët. Tundimi ndaj produkteve të pashëndetshme është një rrezik potencial. Ndaj është shumë e rëndësishme që fëmijët te edukohen edhe në këtë drejtim, duke synuar gjithnjë orientimin ndaj ushqimeve të shëndetshme. Sa me pak chips-e dhe patatina, apo hamburger. Zgjidhni fillimisht ju ushqimin e shëndetshëm, dhe do të shihni që edhe fëmijët do të ndjekin shembullin tuaj.

Edukimi fizik. Nëse ju nuk i preferoni ushtrimet fizike, mos prisni që kjo gjë tu pëlqejë fëmijëve tuaj. Këshilla është: Bëjini ato se bashku. Kjo sigurisht që do tu marrë pak kohe, por është një investim që ja vlen ta bëni. Fillimisht lërini ata vetëm të shohin, me pas ftojini, dhe do të shihni që ata do të vijnë menjëherë.

 

Dhembshuria. Për çdo njeri është e rëndësishme të dije se ka dike që është i interesuar për të, që kujdeset për të. Duke i mësuar fëmijët tuaj me ndjenjën e dhembshurisë dhe kujdesit për të tjerët, të jeni të sigurt që jeni duke kultivuar një ndjenje që do të jetë edhe në ndihmë të tyre përgjatë viteve të jetës. Përpiquni që t’i pyesni ata se çfarë ndjejnë për të tjerët, mësojini ata që t’i shohin gjerat edhe nga një tjetër këndvështrimi.

Përgjegjësia. Është shumë e rëndësishme që sa më parë të filloni, sigurisht gradualisht, t’i edukoni fëmijët tuaj me ndjenjën e te qenit te vetëdijshëm dhe përgjegjës për veprimet e tyre. Nëse do të tregojmë përpara tyre se sa të përgjegjshëm jemi për rregullin dhe pastërtinë në shtëpi, të njëjtën gjë do të bëjnë edhe ata. Do të jetë një shembull i mirë për ta, nëse çdo gjë që është e nevojshme të bëhet, ju jeni duke e bërë vetë se pari.

Previous articleJahjaga priti ambasadorin e Letonisë në Çeki, jorezident për Kosovën
Next articleThaçi me “Misioni i Ri”, Haradinaj me “Drejtimi i Ri”. Po të tjerët?