Home LAJME 75 aksidente brenda 24 orësh në Kosovë

75 aksidente brenda 24 orësh në Kosovë

75 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë. Prej tyre 12 kanë përfunduar me lëndime dhe 63 të tjera me dëme materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Indeksonline se kryesisht rrugët rajonale e urbane janë të kalueshme, por si rezultat i të reshurave të borës janë paraqitur vështirësi në qarkullim në disa rrugë vendi.

Ai tha se vështirësi në qarkullim ka në rrugën Keqekollë-Mutivodë e cila qon drejtë pikës 4 kufitare, Gjilan-Llabjan në drejtim të Nobobërdës, Pejë-Kullë, Mitrovicë-Shalë e Bajgorës si dhe në disa akse tjera të vendit.

Policia kërkon nga shoferët e veturave që t’i bartin zinxhirtë në ato rrugë ku ka më shumë borë dhe akull.

Previous articleGashi: Të përzgjedhurit për ministra nga LDK-ja, njerëz të profilit të ulët
Next article345 të shpëtuar në tragetin e përfshirë nga zjarri. Mediat italiane: 4 viktima në garazh