Home LAJME 75 vjeçari, i “armatosur deri në dhëmb”

75 vjeçari, i “armatosur deri në dhëmb”

armTritol, armë zjarri, si dhe materiale të tjera të lëndëve shpërthyese e luftarake, u sekuestruan sot nga forcat e policisë në Malësi të Madhe.
Burime nga policia bëjnë të ditur se shërbimet e policisë së Shkodrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative organizuan kontroll në Fshatin Kurtaj, Komuna Gruemirë e rrethit Malësi e Madhe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë brenda dhe rreth zonës ku banon shtetasi Tafë Balijaj, 75 vjeç u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, tre armë zjarri Automatik Model 56 mm, gjashtë arka me Fishekë Model 56 mm, 100 copë Granata Dore Mbrojtëse, 200 metër Fitil Zjarrpërcjellës, 150 copë Kapsolla Detonatore, 238 copë Kallëp Tritoli.
Shërbimet e policisë po vazhdojnë kontrollet në këtë zonë e cila është tepër malore, dhe duhet gati 2 orë të shkosh nga Shkodra me mjete të larta.

Previous articleJahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin Lauka
Next articleNesër me shi